Verstappen fiton “betejën” me Formula 1
V

Verstappen fiton “betejën” me Formula 1

Formula 1 ka vendosur të ndryshojë rregullat e motorëve pas kritikave të shumta nga pilotët, veçanërisht nga Max Verstappen, i cili kërcënoi se do të largohej nga sporti nëse makinat do të mbështeteshin tepër te energjia elektrike.

FIA vendosi që nga viti 2027 dhe 2028 të rrisë rolin e motorëve me djegie të brendshme dhe të zvogëlojë varësinë nga energjia elektrike. Kjo do të sjellë makina më të fuqishme dhe më të shpejta, duke iu përgjigjur kërkesave të pilotëve dhe tifozëve.

Ndërkohë, besohet se Red Bull Racing mund të përfitojë më shumë nga këto ndryshime, pasi po zhvillon një motor shumë konkurrues për të ardhmen.

TË FUNDIT