Arrihet marëveshja për ndryshimet e rregulloreve
A

Arrihet marëveshja për ndryshimet e rregulloreve

FIA, skuadrat, prodhuesit e motorëve dhe drejtuesit e Formula 1 kanë rënë dakord për ndryshime në rregullore që do të hyjnë në fuqi gjatë viteve 2027 dhe 2028.

Qëllimi kryesor është rritja graduale e fuqisë së motorëve me djegie të brendshme për të reduktuar problemet me menaxhimin e energjisë elektrike, të cilat kanë qenë një shqetësim i madh për pilotët.

Për vitin 2027, rrjedha e karburantit do të rritet me 5 për qind, duke e çuar fuqinë e motorit me djegie nga 400 kW në 420 kW. Në të njëjtën kohë, fuqia maksimale e motorit elektrik do të ulet nga 350 kW në 300 kW. Kjo do ta ndryshojë raportin e fuqisë nga 53/47 në 58/42 në favor të motorit tradicional.

Në vitin 2028 do të ketë një rritje edhe më të madhe të rrjedhës së karburantit, me 13 për qind, duke e çuar fuqinë e motorit me djegie në 450 kW. Kjo do të realizojë raportin përfundimtar 60/40 mes motorit me djegie dhe sistemit elektrik.

FIA gjithashtu ka bërë ndryshime në rregullat financiare për t’u dhënë prodhuesve më shumë fleksibilitet në përballimin e kostove të këtyre ndryshimeve. Propozimet do të ratifikohen zyrtarisht nga FIA World Motor Sport Council më 23 qershor në Macau.

Këto ndryshime synojnë të përmirësojnë rregullat e reja të vitit 2026, të cilat kanë ngritur shqetësime për sigurinë, shpejtësitë e larta relative mes makinave dhe nevojën e madhe për menaxhim të energjisë gjatë garave dhe kualifikimeve.

TË FUNDIT