Në fundjavë, gara e madhe, “Kulla 2026”
N

Në fundjavë, gara e madhe, “Kulla 2026”

Gara e dytë në disiplinën malore për kampionatin e sivjetmë të Kosovës mbahet këtë fundjavë në shtegun atraktiv të Kullës.

Për dallim nga gara në Grashticë, Kulla është e rëndësisë së dyfishtë, pasi poentohet edhe për FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore).

Në shteg do të jenë garues që synojnë podiumin në plasmanin e përgjithshëm, siç janë Gazmend Demolli, Gentjan Shaqiri, Bardhyl Canolli, Belkim Fazliu e të tjerë, pastaj garues të cilët Kullën e kanë përjetuar sa e sa herë siç janë Ernest Daka apo Ismail Smani, por do të ketë edhe të tillë që këtë ndjesi e shijojnë për herë të parë, siç është rasti me Olti Demollin.

Gjithsesi, për dashamirët e disiplinës malore, kjo fundjavë pritet të jetë interesante, ndërsa për pjesëmarrësit përveç kënaqësisë edhe betejë e madhe për pikët e reja.

TË FUNDIT