Materazzi i kthehet historisë, kujton momentin që nuk harrohet kurrë
M

Materazzi i kthehet historisë, kujton momentin që nuk harrohet kurrë

Pothuajse 18 vjet pas fitores së finales së Kupës së Botës me Francën, Marco Materazzi foli në “Times” për episodin e famshëm të përplasjes verbale me Zinedine Zidane, që përfundoi me goditjen me kokë dhe përjashtimin e francezit.

“Nuk më pëlqen si moment. Nuk përputhet me atë që ka qenë karriera ime. Ai episod nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Në tensionin e asaj finaleje të Berlinit, mes grindjeve dhe ofendimeve, Zidane më ofroi fanellën e tij, ndërsa unë i thashë jo, sepse preferoja motrën e tij. Më pas ai u kthye dhe reagoi siç e kujtojnë të gjithë. Nuk e kam parë më Zinedine”, ka thënë Zidane.

Protagonisti i ndeshjeve miqësore të organizuara me ish-shokët e tij të Interit, Materazzi ka folur edhe se sa shumë i mungon dhoma e zhveshjes zikaltër: “Të ndash sërish fushën me njerëz si Julio Cesar, Maicon, Zanetti, Lucio, Sneijder, Cambiasso, Figo apo Diego Milito është një përzierje lumturie dhe nostalgjie. Ajo që më mungon më shumë është dhoma e zhveshjes. Më mungon kjo ndjenjë e të pasurit një familje jashtë tuajës, njerëz me të cilët jetoni çdo ditë dhe me të cilët ndani gjithçka”.

Materazzi rinovoi vlerësimin e tij për Mourinhon në “Times”. “Trajneri më i mirë që kam pasur. Isha mësuar të isha i rëndësishëm, kapiten, por me Mourinhon fillova ta humbas rëndësinë. Megjithatë, ai ishte i sinqertë me mua që në momentin e parë”.

Ja edhe historia e lamtumirës së tij, pas finales se Champions League, të fituar në “Bernabeu”.

“Kemi qarë. E pyeta pse po largohej, pse po më linte vetëm? Isha i bindur se me Mourinhon mund të vazhdonim të fitonim, ndoshta jo një tjetër Champions League, por tituj të tjerë. Sidoqoftë, ai tashmë kishte vendosur të largohej për te Real Madridi”.

TË FUNDIT