Lewis Hamilton e udhëhoqi Ferrarin në shkallën më të lartë të podiumit në Barcelonë, duke siguruar fitoren e tij të parë me “kokëkuqen” që kur mbërriti në Maranello një vit e gjysmë më parë.
Pavarësisht kalimit të tij në të kuqe, Toto Wolff mbetet një nga admiruesit më të mëdhenj të Hamiltonit.
“Gjithmonë kam thënë se kur nuk fitojmë, dua që Lewis të fitojë. Jam i lumtur për të dhe për Ferrarin”.
Më tej, menaxheri i Mercedes ka paralajmëruar Antonelli e Russell në lidhje me garën për titull: “Absolutisht që Hamilton është kandidati kryesor. Ai është i shpejtë dhe ka forcë të jashtëzakonshme mendore. Kam punuar me të për 12 vjet, kështu që e njoh mirë”.
Drejtori i ekipit Mercedes komentoi më pas për tërheqjen nga gara të Antonelli: “Humbja e makinave në këtë mënyrë është e papranueshme. Russell humbi 25 pikë në Montreal, Kimi 18 në Barcelonë. Për të fituar, duhet të përfundosh garat, vetëm shpejtësia nuk mjafton”.

“Jam shumë i zemëruar për mënyrën se si e trajtuam, humbëm dy herë. Nuk japim urdhra ekipi, por në këtë mënyrë e humbëm garën. Tani duhet të gjejmë një mënyrë për ta menaxhuar atë në të ardhmen“, tha Wolff.



