Dy herë kampioni i botës në rally, Kalle Rovanpera, ka marrë dritën jeshile për t’u rikthyer në motorsport pasi problemet shëndetësore e detyruan të shtynte planet për të garuar në sezonin 2026 të Super Formula.
25-vjeçari ishte planifikuar të kalonte nga rally në garat me makina njëvendëshe me mbështetjen e Toyota, por u tërhoq në mars për shkak të një problemi shëndetësor të pazbuluar publikisht.
Më herët, ai kishte humbur edhe testet pas sezonit të Super Formula në dhjetor, pasi vuante nga vertigo beninje pozicionale (BPPV), një çrregullim që ndikon në ekuilibër dhe shikim.
Gjatë muajve të fundit, Rovanperä është fokusuar në rikuperim dhe ka punuar me KHU, institutin finlandez të sportit elitar në Jyväskylä. Pas vlerësimeve mjekësore, ai është autorizuar të rikthehet gradualisht në pistë.
Në një deklaratë, Toyota konfirmoi se piloti finlandez ka rifilluar stërvitjet fizike dhe tani mund të nisë një program të fazuar rikthimi në drejtimin e makinave.
Objektivi i përbashkët i Rovanperäs dhe Toyota-s është rikthimi në gara konkurruese gjatë vitit 2027, ndërsa detajet e programit të tij të ardhshëm do të bëhen të ditura në muajt në vijim.



