Guardiola tregon kush është favorit për titull në Ligën Premiere
G

Guardiola tregon kush është favorit për titull në Ligën Premiere

Manchester City u përball në pasditen e së dielës me  Arsenalin, sfidë që u mbyll me rezultatin “e bardhë”, 0:me 0, duke lënë gjithçka të hapur deri në fundin e këtij sezoni, në garën për fitimin e Premier League.

Pas barazimit, pa gola, një koment të shkurtër për mediat e ka bërë edhe tekniku, Pep Guardiola, i cili nuk ka vendosur të ndalet për asnjë moment te sfida, ndaj “Topçinjve”, por zbuloi emrin e skuadrës, që sipas tij është favorit për fitimin e titullit kampion, teksa u shpreh se kryesuesit e renditjes janë gjithmonë favoritët për të fituar titullin.

“Gjithmonë kush është i pari është favorit, i dyti është Arsenali dhe ne jemi të tretët”, u shpreh tekniku katalonas.

Momentalisht, kampionatit kryesohet nga Liverpool me plot 67 pikë. Pas tyre në vendin e dytë me 65 pikë renditen “Topçinjtë” e Arsenalit, ndërsa menjëherë pas tyre me vetëm 1 pikë më pak vijnë “Qytetarët” e Manchester Cityt.

TË FUNDIT