Testi i parë zyrtar i MotoGP me goma Pirelli
T

Testi i parë zyrtar i MotoGP me goma Pirelli

Në Brno do të zhvillohet testi i parë zyrtar i MotoGP me goma Pirelli, e cila do të zëvendësojë Michelin nga viti 2027.

Dhjetë pilotë nga pesë prodhues (Ducati, KTM, Honda, Yamaha dhe Aprilia) do të testojnë prototipet e reja 850cc. Mes tyre janë emra si Marc Marquez, Pedro Acosta dhe Joan Mir.

Testi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa media dhe pa publikim të kohëve, me qëllim mbledhjen e të dhënave për zhvillimin e gomave të reja.

Në dispozicion do të jenë 15 lloje gomash, ndërsa programi përfshin edhe simulim gare. Testi konsiderohet hapi i parë drejt epokës së re të MotoGP me Pirelli.

TË FUNDIT