Fernando Alonso tërheq vëmendjen me veturën e tij (FOTO)
F

Fernando Alonso tërheq vëmendjen me veturën e tij (FOTO)

Piloti i Formula 1 dhe ekipit Aston Martin, Fernando Alonso, është parë duke vozitur një Nissan GT-R Black Edition në rrugët e Monte Karlos.

Kampioni i dyfishtë i Formula 1 u pa në timonin e supermakinës japoneze, e cila fuqizohet nga një motor V6 3.8 litra me dy turbo, i ndërtuar me dorë. Makina përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.7 deri në 2.9 sekonda dhe zhvillon 565 kuaj fuqi.

Pamjet e Alonsos me GT-R shkaktuan reagime të shumta nga tifozët në rrjetet sociale. Njëri komentoi: “Koleksioni i makinave të këtij zotërie është i jashtëzakonshëm, nuk ka asnjë makinë të shëmtuar”. Ndërsa një tjetër shkroi: “Ai ka garazhin më të mirë në Formula 1”.

Alonso njihet për koleksionin e tij mbresëlënës të makinave, ku përfshihen modele si Aston Martin Valkyrie, Ferrari LaFerrari, McLaren P1, Mercedes-Benz CLK GTR dhe Pagani Zonda 760 Roadster Diamante Verde.

Kjo vjen në një sezon të vështirë për spanjollin. Pavarësisht pritshmërive të larta për sezonin 2026, Aston Martin po përballet me probleme të mëdha teknike. Alonso aktualisht renditet i 18-ti në kampionatin e pilotëve me vetëm një pikë.

 

TË FUNDIT