Formula 1 përballë një kaosi historik
F

Formula 1 përballë një kaosi historik

Formula 1 po përballet me një situatë të pazakontë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, e cila ka detyruar drejtuesit të rishikojnë kalendarin e sezonit 2026. Përshkallëzimi i konfliktit dhe shqetësimet për sigurinë kanë vënë në pikëpyetje zhvillimin e garave në Katar, Bahrein dhe Abu Dhabi.

Në tavolinë janë tre skenarë: shtyrja e garës finale në Abu Dhabi dhe zhvillimi i garës së shtyrë në Bahrein, organizimi i dy garave radhazi në Las Vegas nëse garat në Lindjen e Mesme anulohen, ose zhvendosja e finales së sezonit në Evropë, me gara në Portimão të Portugalisë dhe Barcelonë.

Kompani të mëdha si DHL, Audi dhe Mercedes kanë refuzuar të dërgojnë personel dhe pajisje në një zonë lufte, duke rritur presionin për ndryshime. Vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë Çmimit të Madh të Belgjikës.

TË FUNDIT