Kosovë: 66 aksidente brenda një dite, 27 prej tyre me të lënduar
K

Kosovë: 66 aksidente brenda një dite, 27 prej tyre me të lënduar

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 66 aksidente, 27 me të lënduar dhe 39 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 27
Aksident trafiku  me dëme materiale 39
Tiketa trafiku të shqiptuara 2114
Persona të arrestuar 24
Persona në mbajtje 11
Persona në ndalim policor 1
Persona në vuajtje të dënimit 3

TË FUNDIT