Volkswagen ka publikuar fotografitë e para të interierit të sedanit të tij të ri, i cili në tregje të caktuara do të jetë i lidhur ngushtë me modelin Passat, por do të mbajë një emër tjetër.
Modeli i ri synon të vazhdojë traditën e sedanëve familjarë të markës gjermane, duke sjellë një kabinë më moderne, me më shumë teknologji dhe një dizajn të përshtatur me gjeneratën e re të automjeteve Volkswagen, transmeton Telegrafi, përcjell AutoPortali.





