51 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve në Kosovë
5

51 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 51 aksidente, 27 me të lënduar dhe 24 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 27
Aksident trafiku  me dëme materiale 24
Tiketa trafiku të shqiptuara 2286
Persona të arrestuar 14
Persona në mbajtje 12
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT