Marc Marquez ka zbuluar se, gjatë kohës së luftës me dëmtimet dhe operacionet në krahun e djathtë, kishte momente kur nuk donte të hynte në paddock-un e MotoGP-së, sepse e lidhte atë me dhimbjen. Pas operacionit të shtatë në gjashtë vjet, ai thotë se më në fund ndihet i liruar nga pasiguritë fizike.
Piloti i Ducati-t theksoi se nuk është i fiksuar pas fitimit të titullit të 10-të botëror, duke shtuar se synimi i tij është ta përfundojë karrierën duke e shijuar garimin. Ai gjithashtu pranoi se ende nuk ndihet gati ta shohë dokumentarin për Rafael Nadalin, pasi trajton vuajtjet dhe fundin e karrierës së tenistit spanjoll.



