Dy përballje “të nxehta” në gjysmëfinale të Kupës
D

Dy përballje “të nxehta” në gjysmëfinale të Kupës

Gara për Kupën e Kosovës në futboll ka hyrë në fazën përfundimtare. Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinales, të cilat pritet të jenë shumë interesante.

Pa dyshim që në qendër të vëmendjes është përballja ndërmjet rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja e parë më 3 prill do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me Prishtinën vendëse në derbin bardhekaltër.

Ndërkaq, loja e kthimit do të luhet në Gjilan dy javë më vonë, respektivisht më 17 prill.

Prishtina do të luajë “all-in” në Kupë, përmes së cilës synon të dalë në Evropë duke e pasur parasysh se në kampionat ka mbetur prapa.

Por, as Drita s’e ka të sigurt pjesëmarrjen në garat evropiane përmes Superligës, ku aktualisht është e treta, vetëm tri pikë përpara Malishevës, që është e katërta.

Ndërkohë, këtë të mërkurë do të luhet edhe sfida tjetër gjysmëfinaliste mes dy ekipeve lokale, Suhareka dhe Ballkani.

Kurse, loja e kthimit do të luhet dy javë më vonë me kampionin e dyfishtë kosovar që do të luajë në cilësinë e vendësit.

Të dy ndeshjet e së mërkurës do të nisin në orën 15:00.

TË FUNDIT