Kur mendonte se mund të shijonte fitoren e tij të parë në Silverstone, piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, u tradhëtua nga makina e tij. Një problem që ndodhi pak xhiro nga fundi e detyroi të hyjë dy herë në bokse dher në fund u klasifikua në vendin e 16-të.
“Problemi ishte mbrojtësja e rrotave (mburoja aerodinamike brenda rrotave të përparme), e cila u thye menjëherë kur kalova mbi bordurën. Nuk mund ta shpjegoj pse ndodhi sepse nuk bëra asgjë ndryshe nga xhirot e mëparshme”, tha Antonelli, që shpjegon problemin.
Më tej, italiani shtoi: “Jam veçanërisht i zhgënjyer sepse na u desh të bënim dy ndalesa në bokse. Pas kësaj, makina mund të pilotohej deri diku. Mund ta kisha shmangur penalizimin dhe të kisha përfunduar i gjashti ose i shtati”.
“Natyrisht, jam i zhgënjyer dhe i zemëruar, por gjëja e rëndësishme është se po shkoja fort dhe kisha një shans të madh për të fituar sepse me përbërjen e fortë, po pilotoja shumë fort kundër Leclerc”, deklaroi Kimi Antonelli.



