Ata që kujdesen për zbatimin e rregullave, të shtunën do t’i “thyejnë” vetë.
Ekipe të policisë nga e gjithë Kosova, më 11 korrik do të garojnë në disiplinën e-auto sllallom, që mbahet në parkingun jugor të Prishtina Mall, duke “mos iu përmbajtur” maksimalisht rregullave të vozitjes.
Përfaqësues nga regjionet (01 deri në 07) dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë do të garojnë me moton: “Në shërbim të Atdheut, deri në fund”.
Policia e Kosovës as kësaj radhe nuk ka hezituar t’i përgjigjet pozitivisht ftesës nga Auto Moto Club Kosova (AMCK) dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK).

Një vit më parë, ata ishin shumë të gatshëm të marrin pjesë në garën në muajin për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit, garë që përveç aspektit sensibilizues ishte mjaft e mirë edhe në aspektin sportiv.



