Vettel në bisedime me skuadrën e madhe
V

Vettel në bisedime me skuadrën e madhe

Ish-piloti dhe katër herë kampioni i botës, Sebastian Vettel, ka dhënë një intervistë për mediat gjermane, ku kryefjalë e ishte kalimi jo pak surprizues i Lewis Hamilton te skuadra e Ferrarit, që do të jetësohet nga sezoni i ardhshëm.

Vettel u shpreh i befasuar nga zgjedhja e pilotit britanik, teksa theksoi se Hamilton ka gjithë të drejtën e tij për të vazhduar karrierën atje ku e mendon.

“Në fillim mendova se nuk ishte lajm i vërtetë dhe se do të përgënjeshtrohej, por në vend të kësaj u konfirmua. Menjëherë komunikova me Lewis, e besoj që ka marrë një vendim shumë të vështirë. Më surprizoi duke marrë parasysh lidhjen e fortë më Mercedesin, gjithsesi e kuptoj dëshirën për të provuar diçka të re”, theksoi Vettel

Më tej, 36-vjeçari është në qendër të pikëpyetjeve edhe përsa i përket së ardhmes së tij, pasi çdo ditë e më shumë po shtohen zërat se gjermani do të rikthehet në Botërorin e Formula 1.

“Kam biseduar me Toto Wolff, por jo specifikisht për të zënë vendin e Hamilton. Gjithsesi, te Mercedesi janë duke ndodhur shumë zhvillime, të presim”, përfundoi deklaratën e tij Sebastian Vettel.

TË FUNDIT