Norris i zhgënjyer, kritika të ashpra për McLaren
N

Norris i zhgënjyer, kritika të ashpra për McLaren

Pas garës së Silverstone, vendi i katërt i Lando Norris kaloi disi pa u vënë re, “i fshehur” nga fitorja e Charles Leclerc, aksidenti i Max Verstappen, kaosi me makinën e sigurisë dhe problemet që ndoqën liderin e kampionatit Kimi Antonelli. Megjithatë, rezultati i pilotit kampion bote në fuqi në Formula 1 meriton vëmendje.

Në prag të garësa që zhvillohet këtë fundjavë në Belgjikë, piloti i McLaren ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve me deklaratën e tij. Britaniku i dha ekipit të tij një qortim mjaft të ashpër, diçka mjaft të pazakontë për të. “Punë e shkëlqyer, por djema, le t’i bëjmë gjërat siç duhet për një herë, ju lutem!”, tha Norris.

“Ne duhet të përmirësohemi si ekip. Nuk kam nevojë të hyj në detaje, por ka disa fusha ku thjesht duhet të bëjmë një punë më të mirë. Këto janë gjëra që kufizojnë performancën dhe potencialin tonë për të fituar podiume dhe pikë kur është e nevojshme. Janë thjesht disa gjëra që duhet t’i përmirësojmë si ekip“, tha britaniku.

Norris duket se nuk ishte aspak i kënaqur me punën e bërë nga ekipi i Woking: “Gjithçka është mjaft zhgënjyese. Në Angli nuk e di se si arritëm të përfundonim të katërtit, por besueshmëria është thelbësore këto ditë. E rëndësishme është të mos bëjmë gabime dhe të përqendrohemi te besueshmëria”.

“Ne arritëm ta bënim këtë në Angli, por aty ritmi ishte mjaft i dobët. Nuk ishte e këndshme. Nuk është një makinë e mirë për t’u drejtuar. Është një nga makinat më të vështira që kam drejtuar ndonjëherë në Formula 1. Ka shumë gjëra që duhet të përmirësojmë para garës në Belgjikë”, tha Norris.

TË FUNDIT