Edhe Gazmend Demolli me Opel Astra
E

Edhe Gazmend Demolli me Opel Astra

Gazmend Demolli është garuesi që “ka bërë ligjin” në kohët e fundit në disiplinën malore në Kampionatin e Kosovës.

Pas sukseseve të shumta me Radicall SR8 e më pas me Mitsubishi EVO 9, Demolli këtë fundjavë do të paraqitet më ndryshe.

Anëtari i Prishtina Racing Team, në Brezovicë do të garojë me një Opel Astra OPC me 400 ps.

“Në Brezovicë, por edhe në garat tjera të këtij viti do të garoj me Opel Astra. Shpresoj të arrij rezultat të mirë, megjithëse është vetëm gara e parë me këtë veturë”, ka thënë Demolli.

Megjithatë, duket se kjo është një zgjidhje e përkohshme. “Për vitin e ardhshëm po planifikoj të paraqitem me një veturë tjetër, me të cilën synoj rezultate të mira dhe në garat evropiane”, ka shtuar Gazi.

Në Brezovicë, risi do të jetë edhe Opel Astra e Valon Rexhepit.

TË FUNDIT