Adidas ndalon shitjen e kësaj fanelle, aryeja është e çuditshme
A

Adidas ndalon shitjen e kësaj fanelle, aryeja është e çuditshme

Kompania e njohur e veshjeve sportive, Adidas, sponsor historik i Gjermanisë, ka bllokuar shitjen online të fanellës së kombëtares gjermane me numrin 44. Një vendim i tillë nuk duket i çuditshëm, përderisa nuk zbulohet edhe arsyeja.

Fonti i përdorur për numrin 44, në fakt, sipas disave, të kujton simbolin e SS.

I pari që e ngriti problemin ishte një historian gjerman, Michael Konig, i cili kishte vënë re ngjashmërinë e karakterit të numrit 4 me simbolin e SS, organizatës paraushtarake të Partisë Nacional Socialiste Gjermane, protagoniste krimesh gjatë diktaturës naziste.

Konig e kishte cilësuar zgjedhjen e fontit si “shumë të diskutueshme”. Fjalët e tij më pas kishin ndezur polemikat në rrjetet sociale, edhe sepse ata që blejnë fanellat e kombëtares gjermane mund t’i personalizojnë ato me emrin mbi numër. Përballë polemikave që u ngritën, Adidas vendosi menjëherë të bllokojë shitjen online të fanellave të Gjermanisë me numrin 44.

Kështu, kushdo që përpiqet të blejë një fanellë me numrin 44 të Gjermanisë në faqen e internetit të Adidas, sheh një mesazh që shfaqet në ekran, që paralajmëron se zgjedhja “nuk i plotëson udhëzimet e personalizimit” të veshjeve të kompanisë dhe ftohet të bëjë një zgjedhje tjetër.

Oliver Bruggen, një zëdhënës i kompanisë, sqaroi menjëherë, duke folur për “Bild”, se “ngjashmëria midis numrit 4 dhe S të SS nuk është absolutisht e qëllimshme”.

Më pas Bruggen shpjegoi se si gjërat do të ndodhnin në të vërtetë, domethënë se stili i fanellave ishte dizajnuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) në bashkëpunim me partnerin e saj, “11teamsports”.  Federata Gjermane e Futbollit më në fund siguroi se “do të zhvillojë një dizajn alternativ për numrin 4”.

TË FUNDIT