Më në fund zbulohet e ardhmja e Verstappenit
M

Më në fund zbulohet e ardhmja e Verstappenit

Max Verstappen do të mbetet te Red Bull deri në përfundim të kontratës së tij në vitin 2028, ka deklaruar Raymond Vermeulen, menaxheri i pilotit holandez të Formula 1 dhe katër herë kampion bote.

“Janë publikuar shumë gjëra, por e vetmja e vërtetë është se Max dëshiron ta respektojë kontratën e tij, e cila është e vlefshme deri në vitin 2028”, tha Vermeulen për holandezin 28-vjeçar, i cili gjatë karrierës ka arritur 71 fitore dhe është shpallur kampion bote në vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024.

“Në kontratën e tij ekziston një klauzolë që mund të aktivizohet dhe që lejon ndërprerjen e parakohshme të saj. Nuk e kemi përdorur më parë dhe nuk do ta përdorim as në të ardhmen”, shtoi Vermeulen, duke hedhur poshtë spekulimet se Verstappen mund të ndryshojë skuadër së shpejti.

Së fundmi është përfolur se ai mund të kalojë te McLaren ose Mercedes.

Këtë sezon, Verstappen ka arritur dy podiume: vendin e tretë në Çmimin e Madh të Kanadasë dhe vendin e dytë në Austri. Ai ka braktisur garën dy herë, ndërsa në garën e fundit në Silverstone u rendit në vendin e 20-të, edhe pse nuk e përfundoi garën.

TË FUNDIT