Blerand Hasanaj rikthehet fuqishëm dhe me një dedikim të veçantë
B

Blerand Hasanaj rikthehet fuqishëm dhe me një dedikim të veçantë

Blerand Hasanaj pas një kohe të gjatë është kthyer në shkallën më të lartë të podiumit të fituesve në një garë të disiplinës malore. Dhe kjo ndodhi të dielën në Brezovicë, në një garë e shteg me shumë të veçanta.

Blerandi doli i pari në Klasën PF3, por edhe i pari në plasmanin e përgjithshëm të FIA CEZ dhe Kampionatit të Kosovës, në kategorinë e veturave.

“Kam pasur shumë probleme me veturën, por pasioni i madh për këtë sport nuk më lejon të dorëzohem. Brezovica ishte shtegu dhe gara e duhur për një rikthim të fuqishëm dhe jam shumë i kënaqur për këtë fitore”, është shprehur Hasanaj, i cili njihet si garuesi që “ia nxjerr shpirtin” veturës së tij.

Fitoren e së dielës, ai ia dedikon një njeriu të veçantë, prindit të tij.

“Këtë fitore ia dedikoj Babait, tim i cili ka ndërruar jetë para katër muajve dhe kjo është fitorja e parë pas humbjes së prindit”, është shprehur Blerandi i emocionuar.

Ai i ka falënderuar sponsorët: Besa Security, Marimanga, AMK Automotive dhe GreenSteam si dhe shokët e tij për mbështetjen që i kanë dhënë.

TË FUNDIT