Fabio Quartararo zyrtarisht me skuadër të re
F

Fabio Quartararo zyrtarisht me skuadër të re

Honda ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e kampionit të botës në MotoGP, Fabio Quartararo, i cili do t’i bashkohet ekipit zyrtar të prodhuesit japonez nga sezoni 2027. Francezi ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe do të garojë me Honda deri në fund të vitit 2028.

Quartararo do të largohet nga Yamaha pas tetë sezonesh, ekip me të cilin debutoi në MotoGP në vitin 2019 dhe fitoi titullin botëror në vitin 2021. Megjithatë, rënia e performancës së Yamahas dhe mungesa e progresit përpara hyrjes në fuqi të rregullave të reja teknike në vitin 2027 e bindën 27-vjeçarin të pranonte ofertën e Hondës.

Honda e sheh Quartararon si figurën kryesore të projektit të saj të ri në MotoGP, në epokën e motorëve 850 cc që nis në vitin 2027. Francezi mbërrin te Honda me një bilanc prej një titulli botëror, 11 fitoresh, 32 podiumesh dhe 21 pole positions.

TË FUNDIT