Titulli në WRC 2026, më i paparashikuar se kurrë më parë
T

Titulli në WRC 2026, më i paparashikuar se kurrë më parë

Lufta për titullin e Kampionatit Botëror të Rally-t (WRC) 2026 po cilësohet si një nga më të paparashikueshmet. Pas nëntë garave, gjashtë pilotë të ndryshëm kanë triumfuar, ndërsa diferencat në renditjen e përgjithshme mbeten minimale.

Elfyn Evans kryeson kampionatin me 177 pikë, por Takamoto Katsuta, Sami Pajari, Sebastien Ogier dhe Oliver Solberg mbeten në garë për titull. Edhe pilotët e Hyundai, Thierry Neuville dhe Adrien Fourmaux, vazhdojnë të ruajnë shpresat për sukses.

Me pesë gara të mbetura deri në fund të sezonit, beteja për kurorën botërore pritet të jetë një nga më emocionueset dhe më të hapurat në historinë e fundit të WRC-së.

TË FUNDIT