Rikthehet Audi A2: Crossover elektrik me autonomi deri në 630 km
R

Rikthehet Audi A2: Crossover elektrik me autonomi deri në 630 km

Audi po përgatit rikthimin e modelit legjendar A2, kësaj radhe si një crossover elektrik me emrin Audi A2 e-tron, i cili pritet të dalë në treg gjatë vitit 2027.

Fotografitë dhe videot e prototipit të publikuara së fundmi zbulojnë një dizajn që ruan elemente të modelit origjinal, si forma karakteristike e çatisë dhe xhamave anësorë, ndërsa pjesa e përparme dhe e pasme do të kenë një pamje moderne me drita LED të holla dhe linja më sportive.

Audi A2 e-tron do të ndërtohet mbi platformën MEB+, të njëjtën që përdor edhe Volkswagen ID.3 Neo. Motori elektrik do të ofrohet me fuqi prej 170, 190 dhe 231 kuaj fuqi, ndërsa versioni më i fuqishëm pritet të ketë autonomi deri në 630 kilometra me një karikim të vetëm (sipas standardit WLTP). Makina do të ketë lëvizje në rrotat e pasme.

Modeli i ri do të jetë rreth 4.2 metra i gjatë, me hapësirë për pesë pasagjerë dhe do të konkurrojë në segmentin e crossoverëve kompaktë elektrikë.

Sipas raportimeve, zhvillimi i Audi A2 e-tron ka nisur në vitin 2023, ndërsa prodhimi serik pritet të fillojë gjatë vitit 2027.

TË FUNDIT