BYD drejt Formula 1, gjigantët kinezë gati hapin e madh
B

BYD drejt Formula 1, gjigantët kinezë gati hapin e madh

Hyrja e kompanive kineze në Formula 1 duket vetëm çështje kohe. Gjigantët e automobilizmit po kërkojnë të shfrytëzojnë skenën më të madhe të garave për të rritur imazhin global dhe për të fituar besimin e tregjeve evropiane e amerikane.

Prodhuesi më i madh kinez i makinave elektrike, BYD, sipas burimeve nga paddock-u, nuk po kërkon më vetëm sponsorizim, por po planifikon krijimin e ekipit të tij në Formula 1. Flitet se ish-drejtuesi i Red Bull-it, Christian Horner, po përgatit terrenin për një hyrje të mundshme në vitet 2030 ose 2031, kur priten rregullat e reja për motorët.

Shefi i Formula 1, Stefano Domenicali, ka deklaruar se një ekip nga Kina do të ishte një rast i veçantë, pasi do të sillte një zgjerim të madh të tregut.

Andrea Kimi Antoneli na Silverstonu, Formula 1 (Foto: Tim Williams / Actionplus / Profimedia)

Ndërkohë, edhe gjiganti tjetër kinez Geely po shqyrton mundësi hyrjeje përmes bashkëpunimit me Alpine. Kompania, që zotëron edhe Volvo dhe Lotus, mund të rikthejë emrin Lotus në skenën e motorsportit.

Kina deri tani ka pasur vetëm një pilot në Formula 1, Guanyu Zhou, por asnjë ekip të sajën. Me investime të mëdha pas tyre, prodhuesit kinezë duket se janë gati të bëjnë hapin e madh drejt kampionatit më prestigjioz të automobilizmit.

TË FUNDIT