Legjenda e Gjermanisë Lindore, Trabant-i, mund të rikthehet në një version modern elektrik. Modeli i ri ruan elemente të ikonës Trabant 601, por i përshtat ato me teknologjinë moderne dhe lëvizjen elektrike.
Koncepti parashikon një dizajn retro me fenerë LED, karroceri dykolorëshe dhe një kabinë minimaliste me ekran digjital. Automjeti do të ishte i orientuar kryesisht për përdorim urban.
Një përpjekje e mëparshme për rikthimin e Trabant-it si makinë elektrike ishte bërë edhe në vitet 2000, por projekti nuk arriti deri te prodhimi masiv për shkak të kostove të larta dhe mungesës së investitorëve.
Për momentin, nuk ka plan për prodhim serik të këtij koncepti, por rikthimi i Trabant-it ka ngjallur sërish nostalgji dhe interes të madh te adhuruesit e automobilave



