Fiat Topolino elektrik i lejohet të dalë në qytet, por jo edhe në autostradë
F

Fiat Topolino elektrik i lejohet të dalë në qytet, por jo edhe në autostradë

Fiat Topolino është një nga makinat më të vogla dhe më simpatike elektrike, me dizajn retro dhe përmasa ideale për qytet. Tani, në SHBA, modeli po merr një paketë speciale “Street Legal Conversion Kit”, e cila rrit shpejtësinë maksimale nga 30 në pak më shumë se 40 km/h dhe e lejon të qarkullojë ligjërisht në rrugët publike.

Paketa sjell edhe pasqyrë të brendshme, kamerë të pasme dhe sistem zanor për paralajmërimin e këmbësorëve. Pas modifikimit, Topolino mund të lëvizë në rrugët urbane me kufizim deri në 55 km/h, ndërsa autostradat mbeten jashtë mundësive të tij.

Fiat ofron edhe versionin Topolino Dolcevita, me çati prej pëlhure dhe dyer të hapura anash. Modeli kushton nga 13.995 dollarë në SHBA dhe ka një bateri 5,4 kWh, që siguron rreth 75 km autonomi. Karikimi i plotë nga një prizë e zakonshme zgjat rreth 5 orë.

Emri Topolino, që do të thotë “miu i vogël”, vjen nga nofka e Fiat 500 të vitit 1936, ndërsa modeli modern ndan platformën me Citroën Ami.

TË FUNDIT