Edhe 18 pikë të reja për Kaçandollin
E

Edhe 18 pikë të reja për Kaçandollin

Valdet Kaqandolli po e vazhdon me sukses aventurën e tij në hill climb në Kampionatin Evropian.

Në këtë fundjavë Kaçandolli ishte pjesëmarrës në garën në Saint Ursanne të Zvicrës. Ai u rendit i dyti në Grupin 3, duke i inkasuar edhe 18 pikë të reja, shumë të rëndësishme për plasmanin përfundimtar.

Valdeti me Suzuki Swift në vozitjen e parë pati kohë 02:12.820, ndërsa në të dytën 02:12.037 minuta

“Një pistë super e shpejtë, teknike dhe plot me fshehtësi, ku çdo detaj dhe çdo metër kanë rëndësi. Ishte një sfidë e madhe për mua dhe ekipin, por arritëm të luftojmë deri në fund dhe ta mbyllim garën me një vend të dytë”, është shprehur Valdeti pas garës.

Ai e ka falënderuar ekipin e tij dhe fansat që kanë shkuar ta përkrahin në këtë garë.

Aktualisht, Kaçandolli renditet i dyti në plasmanin e përgjithshëm të Grupit 3, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe dy gara, në Slloveni dhe Kroaci.

TË FUNDIT