Formula 1, pas 33 vitesh, rikthehet sërish në Afrikë
F

Formula 1, pas 33 vitesh, rikthehet sërish në Afrikë

Formula 1 mund të rikthehet së shpejti në Afrikën e Jugut, pas më shumë se tre dekadash.

Presidenti dhe CEO i Formula 1, Stefano Domenicali, ka bërë të ditur se negociatat po shkojnë shumë mirë dhe se rikthimi i garës në Afrikë mund të ndodhë së shpejti.

Gara në pistën Kyalami për herë të fundit u zhvillua në vitin 1993. Kjo do të nënkuptonte rikthimin e Formula 1 në kontinentin afrikan pas 33 vitesh.

Kyalami ndodhet në veri të Johanesburgut, ndërsa për një garë të mundshme në Afrikë janë përmendur gjithashtu Maroku dhe Ruanda.

Edhe Lewis Hamilton ka deklaruar më parë se do të dëshironte që Formula 1 të zhvillonte një garë në Afrikë.

“Negociatat po shkojnë shumë mirë. Vitin e ardhshëm do të rikthehemi në Portugali, do të kemi sërish Turqinë, ndërsa po negociojmë edhe për Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme”, tha Domenicali.

Gara e Turqisë do të jetë në kalendar të paktën deri në vitin 2032, ndërsa Portimao deri në 2029.

TË FUNDIT