Marka kineze Voyah ka realizuar një marifet spektakolar me modelin e saj elektrik Passion S, të ngjashëm me atë të Michael Schumacherit në reklamën e vitit 2010.
Makina hyri në tunel me rreth 130 km/h dhe realizoi një rrotullim të plotë duke kaluar edhe në tavan. Fillimisht shumë njerëz dyshuan se videoja ishte krijuar me AI ose efekte kompjuterike.
Voyah (Lantu) just claimed their new Passion S completed a full 360° tunnel mega-loop — driving completely upside-down on the ceiling at ~130 km/h — as the first unmodified production car to do it.
They released an official “success” video and insisted it was 100% real, no CGI… pic.twitter.com/cs162n7R5m
— The Great Translation Movement 大翻译运动 (@TGTM_Official) August 14, 2026
Por më pas u publikuan pamje të papërpunuara që treguan se marifeti ishte real. Në një nga provat, prototipi nuk arriti të ruante shpejtësinë, ra nga tavani dhe u përplas në dyshemenë e tunelit.
Në versionin përfundimtar të reklamës, makina shfaqet pa dëmtime, ndaj besohet se është përdorur një automjet tjetër për xhirimin e fundit.
Voyah Passion S recreates the Schumacher Mercedes-Benz SLS AMG “tunnel loop” challenge #supercar #hypercar #exoticcars #cars #mobil #petrolhead #carenthusiast #ferrari #lamborghini #bmw #mercedesbenz #porsche #jdm #evcar #volkswagen #racing #racingcar #amg #toyota #honda #nissan pic.twitter.com/WjfuBLkGyE
— otofootage (@Otofootage) August 14, 2026
Passion S ka deri në 637 kuaj fuqi, përshpejton 0–100 km/h për 4,5 sekonda dhe kushton rreth 33.800–41.200 dollarë në Kinë.



