Fabio Quartararo shpjegon kalimin te Honda në MotoGP
F

Fabio Quartararo shpjegon kalimin te Honda në MotoGP

Fabio Quartararo do të largohet nga Yamaha pas tetë vitesh dhe në vitin 2027 do t’i bashkohet Honda-s. Kampioni i MotoGP-së i vitit 2021 thotë se nuk zhvilloi asnjë bisedë me Yamaha-n për rinovimin, pasi kishte vendosur se ishte koha për një ndryshim.

“Kam kaluar gjithë karrierën time në MotoGP me Yamaha-n, por kisha nevojë për ajër të ri, njerëz të rinj dhe një projekt të ri. Kisha nevojë për ndryshim, si nga ana mentale, ashtu edhe teknike”, tha Quartararo.

Francezi është impresionuar nga përmirësimi i Honda-s vitet e fundit dhe beson se marka mund të ndërtojë një motor konkurrues për 2027.

Ai pranon se kalimi është një bast, pasi në MotoGP do të ketë ndryshime të mëdha në rregulla, motorë, shasi dhe goma.

“Me Honda-n mora përgjigjet që kërkoja dhe kjo më bindi të shkoj atje”, përfundoi Quartararo.

TË FUNDIT