Një podium i humbur ose ndoshta diçka më shumë. Kjo është ajo që del nga deklaratat e Lewis Hamilton pas garës së djeshme në Holandë. 7 herë i botës në Formula 1 kritikon skuadrën në lidhje me strategjinë e treguar në Zandvoort, që sipas tij e penalizuan në parakalimin ndaj shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc.
“Në fund të fundit, në këtë sport, nuk mund të jesh perfekt. Në thelb, strategjia jonë ishte e mirë dhe e përbashkët, por në këtë rast, unë isha më i shpejtë se Charles dhe humba disa sekonda pas tij në një moment vendimtar të garës për shkak të një vendimi të dobët të ekipit që më kushtoi një vend në podium”, tha Hamilton.
“Megjithatë, të gjithë në Maranello po bëjnë një punë të jashtëzakonshme, dhe ne sjellim përditësime në çdo garë që na lejojnë ne pilotëve të përpiqemi të nxjerrim maksimumin nga kjo makinë“, shtoi piloti britanik i Ferrarit.



