Pas një pushimi të shkurtër, garuesit tanë do të kthehen sërish në shtigjet e garave.
Në radhë është “Molika 2026”, gara e pestë (e parafundit) për kampionatin e sivjetmë në disiplinën e malore, disiplinë që mbyllet më 26-27 shtator në Cvilen.
Klube dhe garues të dëshmuar tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Molika, derisa aplikimi është ende i hapur.
Pikët nga kjo garë mund të jenë shumë të rëndësishme për renditjen përfundimtare, prandaj është e qartë se pjesëmarrësit nuk do të kalkulojnë.



