Marc Marquez ka publikuar foto nga fundjava e MotoGP në Aragon, ku duket qartë gjendja e rënduar e krahut të tij të djathtë. Dallimi me krahun e majtë është shumë i dukshëm, veçanërisht në zonën e shpatullës.
I riu Maximo Quiles, i cili menaxhohet nga Marquez, e përshkroi situatën në mënyrë të fortë: “Marc nuk po garon me një krah e gjysmë, ai po garon vetëm me një krah, sepse tjetri është plotësisht i dëmtuar”.
Pavarësisht dëmtimit të pësuar në vitin 2025, Marquez fitoi në Aragon garën e tij të tetë në kategorinë kryesore, duke mposhtur Pedro Acostën me 1.7 sekonda.
Spanjolli vazhdon të kërkojë formën e tij “100%”, ndërsa krahu i djathtë mbetet një problem serioz.



