Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, bëri një hyrje spektakolare në pistën e Monzës, duke mbërritur me një Ferrari F40 të restauruar dhe modifikuar, me vlerë rreth 7 milionë euro.
Britaniku synon këtë fundjavë fitoren e parë me Ferrari në Itali. Deri tani ai ka fituar pesë herë në Monza, por të gjitha fitoret i ka arritur me McLaren dhe Mercedes.
Hamilton pranon se një fitore me Ferrarin do të kishte një rëndësi të veçantë: “Nëse do ta bëja këtë, do të bëhesha i vetmi pilot me ngjyrë që e ka arritur këtë me Ferrari në Itali”.
Ai gjithashtu foli për presionin e madh nga tifozët italianë dhe skuadra, por tha se prania e nënës së tij, Brenda, në Monza e bën këtë fundjavë edhe më speciale.
Lewis Hamilton knows how to make an entrance 🤌 pic.twitter.com/fqVJxkiOlm
— Sky Sports F1 (@SkySportsF1) September 3, 2026
Ferrari ka sjellë gjithashtu një specifikim të ri të motorit për SF-26, duke shpresuar të përmirësojë performancën pas problemeve në Holandë. Hamilton beson se skuadra është në drejtimin e duhur në luftën ndaj liderit Kimi Antonelli dhe Mercedesit.



