Antonelli i jashtëzakonshëm, gga vendi i 19-të te fitorja në Monza
A

Antonelli i jashtëzakonshëm, gga vendi i 19-të te fitorja në Monza

Piloti italian Kimi Antonelli fitoi garën e Çmimit të Madh të Italisë të Formula 1, zhvilluar në pistën e Monza, në tempullin e shpejtësisë. Një triumf fantastik për 20-vjecarin italian që e nisi garën nga vendi i 19-të dhe u ngjit në majë.

Piloti i Mercedes parakaloi shokun e tij të skuadrës George Russell 3 xhiro para fundit, në një duel mjaft të fortë mes tyre, që për pak rrezikoi t’i nxirrte jashtë loje të dy. Gjithsesi, falë një strategjie më të mirë me gomat, Antonelli arriti të triumfojë.

Russell u rendit i dyti dhe bëri një garë rezistence me gomat e forta deri në fund, por humbi të tjera pikë në renditjen e përgjithshme ndaj italianit. Tashmë Antonelli ka 66 pikë avantazh ndaj britanikut, duke iu afruar më shumë titullit kampion.

Kjo është fitorja e parë e një piloti italian në garën e shtëpisë pas 60 vitesh (Ludovico Scarfiotti në vitin 1966). Në vendin e tretë u klasifikua Max Verstappen me Red Bull, në një garë të mirë.

Ai arriti të parakalojë dy makinat McLaren të Lando Norris e Oscar Piastri.

Britaniku, kampion bote në fuqi, la pas shokun e skuadrës në një duel “rrotë më rrotë” deri në fund. Vetëm i gjashti britaniku Lewis Hamilton me Ferrari, ndërsa shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc u aksidentua që në xhiron e dytë.

Garë zhgënjyese për “kokëkuqen”, që në pistën e shtëpisë nuk arriti dot të kapë as podiumin.

Në “top-10” u renditën edhe Pierre Gasly, Arvid Lindblad, Franco Colapinto dhe Yuki Tsunoda.

TË FUNDIT