Formacioni i MotoGP për sezonin 2027 është pothuajse i plotë. Vetëm dy pilotë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa sezoni i ri do të sjellë ndryshime të mëdha për shkak të rregullave të reja teknike.
Formacioni i pritshëm për 2027:
Ducati: Marc Marquez, Pedro Acosta
Aprilia: Marco Bezzecchi, Francesco Bagnaia
KTM: Alex Marquez, Fabio Di Giannantonio
Honda: Fabio Quartararo, David Alonso ose Diogo Moreira
Yamaha: Jorge Martín, Ai Ogura
LCR Honda: Johann Zarco, David Alonso ose Diogo Moreira
Pramac Yamaha: Toprak Razgatlıoglu, Izan Guevara
Gresini Ducati: Joan Mir, Dani Holgado
VR46 Ducati: Fermín Aldeguer, Nicolo Bulega
Tech3 KTM: Luca Marini, Senna Agius
Trackhouse Aprilia: Raul Fernández, Enea Bastianini
Pyetja kryesore mbetet se kush do të marrë vendin e dytë te Honda, mes talenteve të rinj David Alonso dhe Diogo Moreira.
Ndërkohë, disa emra të njohur të MotoGP rrezikojnë të mbeten pa vend për sezonin 2027, mes tyre Alex Rins, Franco Morbidelli, Jack Miller, Brad Binder dhe Maverick Vinales. Disa prej tyre po shqyrtojnë kalimin në World Superbike.



