Fran Kranjac është fitues i garës në auto sllallom, e cila u mbajt të dielën në Prizren dhe ishte e vlefshme për FIA CEZ dhe Kampionatin e Kosovës.
Garuesi kroat, me Ford, pati kohë 01:18.181 dhe 01:16, koha e përgjithshme 02:35.137 minuta.
Edhe pozita e dytë i takoi një garuesi nga Kroacia.
Max Simunovic, me Peugeot, në cak arriti për 01:18.292 dhe 01:17.628 minuta.
Në podiumin e fituesve të plasmanit të përgjithshëm u gjend edhe Valon Jaha me BMW, i cili pati kohë 01:19.597 dhe 01:20.174 minuta, ndërsa i pati dy penallti.

Jaha ishte më i miri në plasmanin e përgjithshëm për Kampionatin e Kosovës.
Anëtari i Prizreni D&G në podium u shoqërua nga Bekim Kovaçi i po të njëjtit klub, i cili pati kohë 01:24.408 dhe 01:23.969 (02:48.377), ndërsa gjatë garës i pati dy penallti, derisa pozita e tretë i takoi Valdrin Krasniqit. Anëtari i AK Drenica me Opel Astra shtegun e përshkoi për 01:27.485 dhe 01:25.520, koha e përgjithshme 02:53.005 minuta.
Në plasmanin ekipor, në tri pozitat e para u renditën: Klubi Auto Kosova Ferizaj me 60 pikë, pasuar nga Prizreni D&G me 55 dhe AK Drenica me 38 pikë.



