Montoya paguan dënimin më të pazakontë në Formula
M

Montoya paguan dënimin më të pazakontë në Formula

Piloti i Formula 2, Sebastian Montoya, djali i legjendës Juan Pablo Montoya, mori një nga gjobat më të pazakonta në historinë e automobilizmit.

Ai nuk u ndëshkua për ndonjë shkelje në pistë, por për shkak të veshjes së motrës së tij, Paulina Montoya. Ajo u shfaq në pit-lejn me një fustan të shkurtër të bardhë, në vend të pantallonave të gjata që kërkohen nga rregullat e FIA-s.

Zyrtarët e FIA-s e vunë re Paulinën pranë makinës së vëllait të saj, në një zonë ku zbatohen rregulla të rrepta sigurie. Sipas rregullores, të gjithë personat në pit-lejn duhet të mbajnë pantallona të gjata për t’u mbrojtur nga djegiet e mundshme.

Ekipi Prema Racing u përpoq ta mbronte Sebastianin, duke shpjeguar se Paulina ishte vetëm mysafire dhe jo pjesë e stafit teknik. Megjithatë, zyrtarët vendosën se rregullat vlejnë për çdo person që ndodhet në zonën e mbrojtur.

Për këtë arsye, përgjegjësia iu ngarkua Sebastianit dhe ai u gjobit me 500 euro.

Rasti u bë një nga historitë më të çuditshme të fundjavës së garave në Madrid, ku pista e re urbane bëri debutimin e saj në kalendar. Në vend të rezultateve dhe shpejtësive, në paddock u diskutua më shumë për gjobën e pazakontë për shkak të një fustani veror.

TË FUNDIT