Gjilani, konkretisht pista F1GOKART do të jetë edhe njëherë arena e garuesve tanë në disiplinën e kartingut.
Dy garat që do të mbahen të dielën janë përcaktuese edhe për renditjen përfundimtare në këtë disiplinë, që është edhe një arsye më tepër që garuesit të japin maksimumin.
Për garë tashmë kanë aplikuar garues tashmë të dëshmuar në këtë disiplinë, por edhe të tillë që kanë më pak përvojë, por që gjithsesi synimi i tyre është të kenë rrugëtim të suksesshëm në auto sport.
Klubi organizator, Spirit Karting Kosova, në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe stafin e pistës F1GOKART janë duke i bërë përgatitjet e fundit për një garë sa më të mirë.
Gjithçka nis (të dielën) në orën 10:00 me paraqitjen në garë e pastaj duke vazhduar me procedurat tjera.



