Oliver Solberg gati për finalen e madhe
O

Oliver Solberg gati për finalen e madhe

Oliver Solberg është gati të japë gjithçka në garën finale të WRC-së në Sardenjë, ku do të zhvillohet beteja treshe për titullin botëror.

Piloti i Toyota-s është 21 pikë prapa liderit Elfyn Evans dhe katër pikë pas shokut të skuadrës, Sami Pajari. Megjithatë, Solberg vjen në formë të mirë, pasi ka grumbulluar më shumë pikë se rivalët në katër garat e fundit dhe fitoi Rally Chile.

“Është një diferencë e madhe me Elfyn, por do të japim gjithçka. Në një rally si Sardenja, gjithçka ende mund të ndodhë”, tha Solberg.

Evans do ta sigurojë titullin nëse grumbullon të paktën 19 pikë në garën finale.

Drejtori i Toyota-s, Jari-Matti Latvala, e cilësoi betejën mes tre pilotëve të ekipit për titullin si një moment “shumë special”, duke theksuar se Sardenja është një garë e vështirë dhe e ashpër për pilotët dhe gomat.

TË FUNDIT