Të gjithë tallen me të! Kampioni i botës shkon në stërvitje me një makinë 3 mijë euro
T

Të gjithë tallen me të! Kampioni i botës shkon në stërvitje me një makinë 3 mijë euro

Ndërsa yjet e futbollit shpenzojnë miliona për Ferrari, Lamborghini dhe Porsche, portieri i Spanjës, Unai Simon, vazhdon të përdorë prej tetë vitesh një Renault Vel Satis, me vlerë rreth 3 mijë euro.

29-vjeçari, kampion bote dhe Evrope me Spanjën, fitoi edhe “Dorezën e Artë” në Botërorin 2026, pasi pësoi vetëm një gol në tetë ndeshje.

Pavarësisht të ardhurave të mëdha, Simon nuk e sheh makinën si simbol statusi. Kur u pyet pse nuk blen një makinë luksoze, ai u përgjigj: “Kam një makinë dhe do ta ngas derisa t’i prishet motori. E kam prej tetë vitesh dhe, nëse zgjat edhe aq, do të ishte fantastike. Do ta mbaj për sa kohë ndizet dhe më çon në mënyrë të sigurt në stërvitje”.

Për portierin spanjoll, makina është thjesht një mjet transporti dhe jo një mënyrë për t’u dukur para tifozëve apo shokëve të skuadrës.

TË FUNDIT