Portugalia largohet nga kalendari i WRC-së për vitin 2027
P

Portugalia largohet nga kalendari i WRC-së për vitin 2027

Rally Portugalia nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror të Rally-t (WRC) në vitin 2027, edhe pse gara fillimisht kishte një datë të caktuar për sezonin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e garës, Automóvel Club de Portugal (ACP). Rally Portugalia është një nga garat historike të WRC-së dhe ka qenë pjesë e kampionatit që nga sezoni i parë, në vitin 1973, me përjashtim të periudhës 2002–2006.

Në vitin 2025, organizatorët kishin nënshkruar një marrëveshje të re trevjeçare, e cila parashikonte që gara të ishte pjesë e WRC-së të paktën deri në vitin 2028.

Edhe pse për vitin 2027 ishte planifikuar të zhvillohej nga 13 deri më 16 maj, ACP ka njoftuar se gara do të mungojë sezonin e ardhshëm. Megjithatë, tashmë kanë nisur bisedimet për rikthimin e saj në 2028.

Ndërkohë, kalendari zyrtar i WRC-së për vitin 2027 ende nuk është publikuar. Ai pritet të përfshijë edhe disa destinacione të reja, ndërsa Roma, Skocia dhe SHBA-ja përmenden si kandidatë për t’iu bashkuar kalendarit.

TË FUNDIT