Proton Cable Prizreni mbetet në Superligë
P

Proton Cable Prizreni mbetet në Superligë

Proton Cable Prizreni do të jetë anëtare e Prince Caffe Superligës edhe në edicionin e ardhshëm.

Basketbollistët e Proton Cable Prizrenit fituan ndaj skuadrës tjetër prizrenase, New Basket, me rezultat 107:67, derisa në sfidën e parë fituan 93:113, për të siguruar qëndrimit në Superligë.

Prizreni ishte më e mirë nga fillimi deri në fund, duke mos e diskutuar asnjëherë fitoren dhe sigurimin në Superligë.

Proton Cable Prizreni ishte renditur në vendin e shtatë në Prince Caffe Superligë, ndërsa New Basket ishte finaliste në Ligën e Parë.

TË FUNDIT