Lewis Hamilton thekson se kjo është periudha vendimtare për Ferrarin në marrjen e vendimeve mbi zhvillimin e makinës së vitit 2027.
Piloti britanik beson se ekipi duhet të ruajë pikat e forta të SF-26, të korrigjojë mangësitë dhe të përmirësojë performancën e njësisë së fuqisë.
“Ky është momenti për të marrë vendimet e duhura dhe për të përcaktuar drejtimin e makinës së vitit të ardhshëm. Nuk nevojiten shumë ndryshime, por përmirësime të vogla që mund të sjellin fitime të rëndësishme në pistë”, u shpreh Hamilton.



