Ndërsa në njërën anë të garazhit të Mercedes festohet për titullin kampion të Kimi Antonellit, në kahun tjetër ka trishtim. Britaniku George Russell, që e nisi sezonin me pritshmëri të mëdha, ka mbetur i zhgënjyer.
Shefi i Mercedes, Toto Wolff, foli hapur rreth sezonit të vështirë të pilotit të tij, duke pranuar se edhe skuadra ka patur gabime ndaj britanikut. Duke nisur nga gara e fundit në Meksikë
“Në Meksikë e zhgënjyem plotësisht, edhe një herë tjetër… Besojmë se ai ishte në garë për fitoren, por humbja e fuqisë ia prishi garën. Duhte të marrim përsipër përgjegjësitë tona”, tha ai.
Më tej, drejtuesi i Mercedes shtoi: “Ne kemi dy pilotë, jo vetëm një. Makina thjesht nuk funksionoi për George këtë vit dhe ngjarje të pafat si ajo e fundit në Meksikë vërtet të lëndojnë”.
“Ky është një moment shumë i vështirë për të, shumë, shumë, shumë i vështirë. Qëllimi im është t’i ofroj atij mjetet dhe mbështetjen që i duhen për të luftuar për kampionatin sezonin tjetër”, tha Toto Wolff.

Këto janë fjalët e një lideri të vërtetë! Ai nuk e fajësoi pilotin, përkundrazi, pranoi se makina e zhgënjeu atë dhe premtoi se do ta ndihmojë George të rimëkëmbet pas kësaj periudhe të vështirë.
“E pashë George pas garës dhe ai ishte thellësisht i tronditur nga situata. Në njëfarë mënyre, gara e Meksikës ishte pasqyrimi i përsosur i gjithë sezonit të tij. Ishte një gjest me frymë të lartë sportive nga ana e tij që shkoi të takonte Kimi dhe është plotësisht e kuptueshme që ai nuk i përmbushi detyrimet ndaj media”, përfundoi Wolff.



