Fiat Punto, vetura që për vite me radhë ishte ndër më të preferuarat në rajon, mund të rikthehet në treg pas ndërprerjes së prodhimit në vitin 2018.
Arno Beloni, drejtuesi i ri i markave Fiat, Abarth dhe Lancia, ka deklaruar se ka ardhur koha që Fiat ta rikthejë këtë model legjendar.
Sipas tij, largimi i Punto-s nga tregu ishte një gabim, pasi i dha mundësi Renault Clio-s, Dacia Sandero-s dhe rivalëve të tjerë të dominonin segmentin e veturave të vogla.
Punto i ri pritet të ketë dizajn modern, pesë dyer, kabinë praktike dhe çmim të përballueshëm. Ai do të pozicionohej krahas Fiat Grande Panda-s, por si një hatchback më klasik dhe më sportiv në pamje.
Dikur ishte simbol i një veture ekonomike, të besueshme dhe të lehtë për mirëmbajtje.
)
Megjithatë, rikthimi ende nuk është konfirmuar përfundimisht. Projekti duhet të marrë miratimin e Stellantis, ndërsa çmimi dhe data e prezantimit mbeten të panjohura.
Pas vitesh mungesë, Punto mund të rikthehet si një alternativë e përballueshme për shoferët evropianë.



