Toyota zbulon super-ekipin për vitin 2027
T

Toyota zbulon super-ekipin për vitin 2027

Toyota ka prezantuar formacionin spektakolar për sezonin 2027 të Kampionatit Botëror të Rally-t (WRC), me gjashtë vetura dhe dy ekipe të ndryshme.

Lajmi më i madh është rikthimi i Kalle Rovanperas dhe Ott Tanakut në garat e nivelit më të lartë.

Rovanpera, dy herë kampion bote (2022, 2023), do të garojë me një program të pjesshëm, ndërsa Tanak, kampion i vitit 2019, do të zhvillojë një sezon të plotë së bashku me bashkëdrejtuesin Martin Järveoja.

Në ekipin tjetër të Toyota-s do të jenë kampioni aktual Elfyn Evans, Oliver Solberg dhe Sami Pajari, të cilët do të garojnë me modelin e ri Toyota GR Celica Rally1.

Ndërsa Tanak dhe Rovanpera do të përdorin Toyota GR Yaris Rally1.

Toyota po përgatit dy vetura të reja sipas rregullave teknike të vitit 2027, ndërsa nuk përjashtohet as pjesëmarrja në disa gara e nëntë herë kampionit të botës, Sebastien Ogier.

Me rikthimin e dy kampionëve dhe një formacion kaq të fuqishëm, Toyota synon të dominojë sezonin 2027 të WRC-së.

TË FUNDIT